Dhuroni datëlindjen tuaj!

Një njeri i mençur ka thënë dikur: “Bëhu ti ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë!”

Fillo ta bësh këtë me ditën tënde të lindjes! Krijo një event dhe fto miqtë e tu për të dhuruar.

Një fëmijë në nevojë do të përfitojë nga mirësia jote.

Është e lehtë, në vend të dhuratave për vete, mblidh dhurata për një fëmijë të varfër!

Hej! Pra datëlindja jote po afron!

A je i emocionuar? Ç’po planifikon të bësh? Një festë të madhe, apo diçka të vogël? Apo s’je në humor për asgjë? Pavarësisht se si ndihesh, këtë vit mund të zgjedhësh të bësh diçka të jashtëzakonshme, diçka që do ta mbushë zemrën me gëzim.

Mund të zgjedhësh që dhuratën që do të marrësh nga miqtë e tu, t’ja dhurosh dikujt që ka më shumë nevojë për të!

Pra, krijo “eventin tënd” dhe fto miqtë e tu të dhurojnë për ty. Një fëmijë në nevojë do të përfitojë nga mirësia jote.

Festo & Dhuro” është një projekt i World Vision që synon të ofrojë një të ardhme më të mirë për fëmijët e varfër në zonat rurale. Ne punojmë me komunitetet më të varfëra, ku fëmijët ëndërrojnë për një jetë më të mirë. Ata janë ende në pritje…

Mësoni me shumë rreth punës tonë këtu

Dhuroni datëlindjen tuaj

Arsyeja pse

Shqipëria njihet si një nga vendet më të varfëra në Evropë, ku rreth ᶦ147,000 fëmijë (17,14%) jetojnë në varfëri, nga të cilët rreth ²15,000 me më pak se 1$ Amerikan/në ditë. Kjo është arsyeja kryesore që ³23,665 fëmijë të moshës 5-14 vjeç janë të detyruar të përfshihen në format më të këqia të punës së fëmijëve, përfshirë trafikimin.

1 INSTAT

2 INSTAT

3 UNESCO

Një nga dhjetë fëmijë në Shqipëri (10.4% e fëmijëve 2-17 vjeç) vuan nga një lloj i caktuar i aftësisë së kufizuar dhe 92% e tyre, që jetojnë në zonat rurale dhe të largëta, nuk përfitojnë asnjë shërbim bazë që u nevojitet, për shkak të varfërisë, mungesës së informacionit dhe margjinalizimit.

70% e fëmijëve të moshës 8-11 vjeç raportojnë se kanë përjetuar dhunë fizike të kryer nga të paktën një kategori individësh (përfshirë të rriturit në familjen e tyre, të panjohur, mësues, vëllezër / motra, apo shokë) gjatë 12 muajve të fundit.

Rreth ᶦ15,000 fëmijë të moshës 5-14 vjeç në Shqipëri kanë braktisur shkollën. Kjo është shkaktuar nga faktorë që lidhen me varfërinë dhe përfshirjen e fëmijëve në punë.

1 UNICEF

Çfarë bëjmë me dhuratat tuaja?

Vitrina e dhuratave

Zgjidh një dhuratë që do t'i japësh mikut tënd nga raftet më poshtë, por në vend të tij, ndihmo një fëmijë. Pasi ta kesh zgjedhur dhuratën e përsosur, thjesht shijo festën e ditëlindjes së mikut tënd!

Mjete edukative për fëmijët me aftësi të kufizuara

Me dhuratën tuaj ne do të pajisim një fëmijë me aftësi të kufizuara me mjete të përshtatshme si: librat akustikë, librat me shkronja të zgjeruara, forma gjeometrike etj. që do ta ndihmojnë atë të zbulojë botën përreth.

1500 ALL

Donate-Dhuro

Lufto të ftohtin

Për shumë fëmijë në zonat rurale stina e dimrit do të thotë duar të ngrira, këmbë të lagura dhe hundë të skuqura. Kjo dhuratë përmban një çadër shiu, çorape, shall, kapuç dhe një xhup dimri që do ta ndihmojë fëmijën të qëndrojë ngrohtë.

5500 ALL

Donate-Dhuro

Një paketë ushqimore

Ndihmoni një nënë të dëshpëruar të ushqejë fëmijët e saj. Ushqime bazë si fasule, oriz, miell, miell misri, makarona, vaj gatimi, sheqer, biskota etj. për një muaj.

4000 ALL

Donate-Dhuro

Batanije dimri

Dhurata e thjeshtë e një batanije mund të plotësojë nevojën për ngrohtësi që një fëmijë dëshiron, sidomos gjatë netëve të ftohta dimrit.

1200 ALL

Donate-Dhuro

Mjete shkollore

Shumë fëmijë nuk kanë mundësi të blejnë mjete shkollore dhe e kanë të vështirë të mësojnë pa to. Kjo dhuratë përmban lapsa, stilolapsa, goma, ngjyra, vizore dhe libra të përshtatshëm për moshën.

800 ALL

Donate-Dhuro

Lodra e preferuar

Bëj një fëmijë të lumtur duke i dhuruar lodrën e tij të preferuar. Kjo dhuratë përmban kukulla, jastëk të vegjël, makina, top, libër për ngjyrosje, kanavacë, bojera uji etj. sipas preferencës së fëmijës.

600 ALL

Donate-Dhuro

Paketa higjenike

Kjo dhuratë përmban artikuj higjenike si furçë dhëmbësh, pastë dhëmbësh, sapun, shampo, letër higjienike dhe peshqirë për të ndihmuar një fëmijë të qëndrojë i pastër dhe i shëndetshëm.

800 ALL

Donate-Dhuro

Dhuroni datëlindjen tuaj!

Invalid email address

Email already exists

Regjistrimi juaj u krye me sukses!

Cererea a fost inregistrată cu succes!